Mediat saudite: SHBA drejt shpalljes së Libanit "shtet i dështuar dhe i paralizuar"
Media arabe po njoftojnë se SHBA do të shpallë së shpejti Libanin një shtet të paralizuar dhe të dështuar. Lajmi jepet fillimisht nga kanali televiziv saudit, Al Hadath, që citon burime diplomatike.
Administrata Biden do të negociojë me një qeveri të formuar nga libanezët e cila nuk përfshin Hezbollahun
citon media në fjalë burimet e veta.
Si ilustrim i kësaj situate sillet një takim i javës së shkuar i Nënsekretarit për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale, me zyrtarë libanezë, për ndërmjetësimin e çështjes së kufirit detar. Por duket se asgjë nuk ka lëvizur. Aktualisht Libani ndodhet në një krizë të paprecedentë politike që u thellua nga shpërthimi i 4 gushtit në Bejrut, pas së cilës u ndërmor një nismë e ndërmjetësuar nga presidenti francez por që nuk pati sukses. Aktori kryesor përcaktues në Liban aktualisht është milicia shiite Hezbollah që ka lidhje të forta dhe të shumëfishta me Iranin.
Add new comment