Rrjedhja e të dhënave, zyrtarizohet aksioni i parë legal ndaj Facebook
Një grup privat i sektorit dixhital ka paralajmëruar se do të paraqesë para një gjykate irlandeze akuzën ndaj Facebook për rrjedhje të të dhënave për 530 milionë përdorues. Drejtori i grupit “Të Drejtat Dixhitale Irlandë”, Antoin Ó Lachtnain, paralajmëroi të gjithë gjigandët e teknologjisë se ky aksion ligjor masiv mund të jetë fillimi i një efekti domino.
Ky do të jetë aksioni i parë kolektiv i llojit të vet, por ne jemi të sigurtë se nuk do të jetë i fundit
ka thënë ai.
Ai ka referuar ekzistencën e legjislacioni që duhet të shërbejë për të mbrojtur konsumatorët, por kompanitë nuk e kanë marrë seriozisht një gjë të tillë. Sipas këtij grupimi, Facebook dështoi në mbrojtjen e të dhënave dhe në njoftimin e atyre që ishin prekur, ndërkohë që vetë kompania ka deklaruar se të dhënat në fakt janë mbledhur nga ato informacione që janë publike.
Add new comment