Greqia nis negociatat për detin edhe me Libinë

Postuar në 14 Prill, 2021 12:47

Greqia dhe Libia kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime për shënjimin e zonave të tyre detare në Mesdhe, tha të mërkurën kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pas një takimi me presidentin e Këshillit presidencial Libian, Mohamed al-Menfi. Pas takimit, siç raporton "Reuters", Mitsotakis është shprehur pas takimit se të dy palët kanë "rënë dakord për rinisjen e menjëhershme të bisedimeve midis Greqisë dhe Libisë mbi caktimin e zonave detare."

Qeveria e re e unitetit në Libi mori detyrën në 16 mars, pas dy administratash që qeverisën rajonet lindore dhe perëndimore gjatë një dekade kaosi dhe dhune që nga rrëzimi nga pushteti i liderit autokrat, Muammar Gaddafi. Mitsotakis tha se Athina synon të rivendosë marrëdhëniet me Libinë, të cilat u acaruan nga nënshkrimi i qeverisë së Tripolit në një marrëveshje kufiri detar në 2019 me Turqinë. Kjo ka sjellë tensione midis Athinës dhe Ankarasë lidhur me kërkimet në Mesdheun lindor, gjë që i çoi dy vende aleate të NATO-s pranë një konflikti të armatosur vitin e kaluar.

Të hënën, Presidenti turk Tajip Erdogan tha se Turqia dhe Libia janë të përkushtuara për marrëveshjen e vitit 2019 pas bisedimeve me kryeministrin libian, Abdulhamid Dbeibeh, në Ankara. Kjo marrëveshje, e cila e shtyu Greqinë të dëbonte ambasadorin libian në atë kohë, përcaktoi kufirin detar midis Turqisë dhe Libisë afër ishullit grek të Kretës. Athina ka thënë se marrëveshja nuk ka vlerë ligjore dhe duhet të anulohet. Vitin e kaluar Greqia nënshkroi një marrëveshje me Egjiptin që përcakton një zonë ekonomike ekskluzive në Mesdheun lindor, për të cilën Turqia ka thënë se cenon shelfin e saj kontinental dhe që mbivendoset me zonat detare për të cilat ka rënë dakord me Libinë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë Turqinë të enjten për bisedime mbi çështje të ndryshme që i kanë ndarë prej kohësh dy vendet.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.