Sputnik V “kërkon” ndihmën e inxhinierisë gjenetike për variantet e reja
Studiuesit rusë do t’i dorëzohen inxhinierisë gjenetike në përballjen me variantet e reja të SARS-CoV-2. Ajo do të përdoret për të përshtatur Sputnik V, brenda 48 orësh, për të luftuar çdo variant të ardhshëm të virusit vdekjeprurës.
Instituti Gamaleya, i njëjti që zhvilloi vaksinën muaj më parë, ka zbuluar edhe mënyrën e re të përditësimit të saj me variantet e reja.
Alexander Gintsburg, i cili udhëhoqi ekipin, i tha agjencisë RIA Novosti, se "kjo është e njëjta teknologji, e bazuar në vektorë adenovirusi", e cila u përdor për të zhvilluar Sputnik V vitin e kaluar.
Një sekuencë e re, e bazuar në një version mutant të proteinës spike të virusit, mund të sintetizohet në plot kuptimin e fjalës brenda një dite. Të nesërmen ajo futet në vektorin e përdorur më parë dhe më pas produkti i inxhinierisë gjenetike mund të përdoret si vaksinë.
Sidoqoftë, është e paqartë për sa kohë do të duhet të testohet një formulë e modifikuar para se të vihej në dispozicion të njerëzve. Gintsburg thotë se bërja apo jo e testeve klinike standard është ende në diskutim. Ai shtoi se ka pasur shembuj në të gjithë botën e barnave që janë testuar në më pak se 100 njerëz.
Sputnik V është ndër të parat vaksina të zhvilluara kundër virusit SARS-CoV-2.
Add new comment