Sputnik V, përtej perdes së propagandës
Rusia ofron Sputnik V për të gjithë botën dhe deri më tani e ka eksportuar atë në disa vende, nga Venezuela në San Marino. Një fushatë e mirëorkestruar propagandistike politike, argumentojnë Shtetet e Bashkuara dhe disa kritikë evropianë të Kremlinit, duke pasur parasysh që në Rusi, të vaksinuarit janë ende shumë pak dhe, për të përmbushur nevojat e saj, Moska është e detyruar të importojë doza nga jashtë. Sputnik V fluturon për në La Paz dhe i ofrohet Bashkimit Evropian. Por më pas, dozat mbërrijnë në Moskë, për shembull, nga Koreja e Jugut: “Vaksinat janë Sputnik V të zhvilluara në Rusi dhe të prodhuara nga kompania farmaceutike koreane Hankook Korus Pharm”.
Doza të tjera mund të vijnë nga India, me të cilën Rusia ka marrëveshje prodhimi. Rusia ka marrëveshje me prodhimi edhe me vende të tjera, përfshirë Italinë, Spanjën, Francën, Gjermaninë.
Prodhuesi më i madh në botë do të jetë sigurisht India, ku janë nënshkruar marrëveshje me Virchoë Biotech (200 milion doza), Stelis Biopharma (200 milion) dhe Gland Pharma (252 milion). Një total prej 150 milion dozash do të prodhohen nga Koreja e Jugut dhe 63 milionë do të mbrrijnë nga Shenzhen Yuanxing Gene-tech Co.
Problemi kryesor për Sputnik V është fakti që EMA nuk ka dhënë ende miratimin për përdorimin e saj në Europë.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e iroinizoi nxitimin e Rusisë për të furnizuar me vaksina vendet e tjera.
“Si ka mundësi që Rusia teorikisht po ofron miliona doza ndërsa nuk ka bërë progres të mjaftueshëm në vaksinimin e popullatës së vet”, tha ajo.
Pavarësisht përpjekjeve për t’u shtrirë përmes vaksinës sa më shumë përtej kufijve të saj, Rusia ka pak të vaksinuar. Presidenti Putin u vaksinua pak ditë më parë, ndërsa deri tani vetëm 4.3 milionë njerëz i kanë marrë të dyja dozat. Një numër shumë i vogël ky, duke pasur parasysh se popullsia ruse është 146 milionë dhe të rritur që duhet të vaksinohen janë 110 milionë.
Objektiv është vaksinimi i 68 milionë njerëzve deri në korrik ose gusht.
Për më tepër, në Rusi, njerëzit pak besim kanë te vaksina. Sondazhet kanë nxjerrë se janë rreth 60% të pyeturit që janë shprehur se nuk do ta bëjnë vaksinën. Rusia është totalisht e hapur (maskat të detyrueshme vetëm në transportin publik). Janë rreth 9 000 rastet e reja ditore dhe rreth 300 të vdekur. Totali i këtyre të fundit ka shkuar në 200 mijë.
Të gjitha të dhënat që lidhen me prodhimin, shpërndarjen, eksportin etj. mbeten sekret. Sputnik V prodhohet nga 6 kompani private që kanë licencë.
Listës së problemeve u shtohen edhe ato teknologjike. “Fatkeqësisht, Rusia nuk prodhon makineri bioteknologjike dhe duhet të presim që pjesët të vijnë nga jashtë," citohet nga Corriere një konsulent nga kompanitë private të farmaceutikës.
Add new comment