Emiratet testojnë reshjet e nxitura nga elektriciteti
Dronë që gjenerojnë shiun. Kjo është shpikja që pritet të testohet së shpejti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dronët fluturojnë në re dhe me anë të një goditjeje elektrike i nxisin ato të prodhojnë shi.
Në Emirate përdoret tashmë ajo që njihet si teknologjia e mbjelljes së reve.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mesatarisht vetëm 100 mm në vit dhe kanë nevojë për shumë më tepër.
Në vitin 2017, qeveria akordoi 15 milionë dollarë për nëntë projekte të ndryshme për rritjen e reshjeve të shiut.
Shkencëtarët në Universitetin e Reading po drejtojnë njërin prej këtyre projekteve.
Konkretisht, ai synon të ndryshojë ekuilibrin e ngarkesës elektrike në pikat e reve, shpjegoi Prof Maarten Ambaum.
"Reshjet po reduktohen në mënyrë drastike në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe qëllimi i kësaj është të përpiqemi t’i nxisim", i tha ai BBC.
Add new comment