Britania e Madhe kapet duke ushtruar ndikim beninj në Rusi

Postuar në 07 Mars, 2021 14:21

Rusia ka kapur së fundmi një mundësi për të kundërvepruar ndaj propagandës perëndimore se ajo zhvillon strategji dizinformuese informacioni përmes internetit. Përmes një interviste në Rossiya-24, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka deklaruar se Britania e Madhe nuk ka asnjë reagim deri më tani për dokumentet e rrjedhura në media sipas të cilave Londra zyrtare ka autorizuar krijimin e një rrjeti continental mediash, platformash, OJQ-sh që synojnë luftën kundër Rusisë.

Dokumentet dolën në mediat sociale dhe referojnë një njësi të quajtur si Partneriteti për Informacionin e Hapur, si baza e operacioneve të Britanisë, një vend që ka përvojë të madhe në luftën e dizinformacionit. Sipas Zakharovës, heshtja e Londrës do të marrë përgjigje pasi së shpejti pala ruse do të prezantojnë të dhënat zyrtarisht, duke kërkuar reagim.

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur veten si kampione e fjalës së lirë duke akzuar Rusinë për dizinformim dhe propagandë. Por Londra vazhdimisht është kapur në gënjeshtra si p.sh në rastin Skripal dhe Helmetat e Bardha në Siri

është shprehur ajo.

Zakharova ka shtuar se dokumentet e rrjedhura i përkasin Ministrisë së Jashtme britanike dhe ato zbulojnë mbështetjen për të ashtuquajturën media e lirë duke synuar krijimin e një rrjeti sekret ndikuesish në pjesën rusishtfolëse të mediave sociale. Është pak a shumë e njëjta akuzë që i bëhet prej kohësh Rusisë, për të cilën ka edhe një përkufizim të ri: ndikim malinj

Ajo çfarë ndodh në të vërtetë është fare e qartë dhe mjafton të shohim edhe në Shqipëri se kush merr përqafime nga ambasadat, duke përfituar madje edhe status për këtë. Por Shqipëria, një vend i vetëshpallur se aspiron të jetë koloni, mbase nuk vlen shumë si ilustrim, më tepër sesa si përjashtim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.