Përballë Big Tech me padi kolektive

Postuar në 08 Shkurt, 2021 15:26

Përballja me Big Tech kërkon bashkimin e fuqive. Aktivistë që mbrojnë të drejtat e konsumatorit e kanë kuptuar këtë dhe shohin aksionin kolektiv si zgjidhje. Një direktivë e re e BE-së që do t'u japë konsumatorëve të drejtën për të ngritur padi kolektive në rastet e dëmtimit masiv, mund të çojë shumë shpejt në aksione më të mëdha të klasës panevropiane. Ndërkohë, paditë kundër Apple dhe TikTok kanë nisur.

Direktiva për dëmshpërblimin kolektiv, e formuluar vitin e kaluar, do t’u lejojë konsumatorëve në të gjithë Bashkimin Evropian të ngrenë çështje që nisin që nga mbrojtja e të dhënave, të drejtat e ajrit dhe pasagjerëve dhe shërbimet financiare, deri te turizmi, energjia dhe telekomunikacioni. Disa vende i kanë prej kohësh ligjet që lejojnë dëmshpërblim kolektiv, por të tjera jo. Kjo ka sjellë një sistem të pabarabartë, sidomos pas skandalit të manipulimit të emisioneve të gazeve nga Volkswagen, për të cilin prodhuesi i makinave pagoi miliarda gjoba në SHBA, por ende po është në betejë ligjore me konsumatorët e dëmtuar në Evropë.

BE-ja ka një ligj specifik të teknologjisë, i cili është gjetur shpesh nën sulmin e lobistëve, pazaret e vendeve anëtare dhe vetë eurodeputetëve. Por duke e parë zbatimin e tij të largët, aktivistët e të drejtave të konsumatorëve besojnë se dëmshpërblimi kolektiv mund të jetë një mjet për t’ia dalë në betejën me kompanitë e teknologjisë, kur ato dëmtojnë përdoruesin në një mënyrë apo në një tjetër. Vendet e BE kanë deri në dy vjet kohë për ta transpozuar këtë ligj në legjislacionin kombëtar, por ndërkohë, disa prej tyre kanë ngritur çështjet individuale.

Rregullat e reja i lejojnë grupet të punojnë me njëri-tjetrin për të ngritur padi.

"Herët ose vonë mund të ketë një përpjekje për të koordinuar një veprim të përbashkët evropian kur kompanitë vendosin të shkelin të drejtat e konsumatorit në të njëjtën mënyrë në të gjithë BE", tha Isabelle Buscke e Federatës së Organizatave Gjermane të Konsumatorit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.