Khamenei: SHBA të heqë sanksionet, pastaj i rikthehemi marrëveshjes së vitit 2015
Lideri iranian, Ayatollah Ali Khamenei ka dekalruar se Irani nuk do të përmbushë asnjë detyrim që rrjedh nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nëse SHBA nuk heqin të gjitha sanksionet.
Është Irani që ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta që rrjedhin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe jo SHBA, as edhe tre shtetet europiane. Nëse duan që Irani t’i rikthet angazhimeve të veta, SHBA duhet të heqë së pari të gjitha sanksionet
ka shkruar Khamenei në tuiter.
Sinjali vjen ndërkohë që presidenti i ri amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje që Irani të rikthehet te marrëveshja, e cila do të hapte rrugën për një pak më të gjerë.
Shmangia e Teheranit nga marrëveshja erdhi pasi presidenti Donald Trump e hodhi poshtë atë dhe ndoqi politikën e “presionit maksimal politik”.
Add new comment