Nuk mbaj përgjegjësi se kush kandidon me PS-në
Sot ka qenë një ditë kurioze për politikën. Partia Socialiste, një nga forumet e saj ku tubohen disa rreth Njërit, ka mbajtur një mbledhje. Pas saj, kryetari i partisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kërkesa e bërë për vetting të kandidatëve për deputetë është e pamundur të realizohet.
Është proces dhe sigurisht lista përfundimtare do të jetë ajo që do të çohet në KQZ. Ne kemi ligjin zbatojmë ligjin, përgjegjësia e kujdo që gënjen në vetëdeklarim është personale. Partia nuk është polici që të hetojë kush është i kriminalizuar. Nuk kemi asnjë mundësi të ngrejmë salla operative nëse dikush fsheh diçka në lidhje me dokumentacionin e tij
tha Rama.
Bashkë me këtë argument të shëndoshë, vota e qytetarëve që i njohin shumë mirë njerëzit që po votojnë, janë alibia e duhur. Në fund të fundit subjektet politike nuk mbajnë përgjegjësi përveçse për programin dhe qeverisjen. Edhe këto kur të jetë rasti.
Është shumë e vështirë të kujtohet sesi erdhi puna deri në këtë degradim, në këtë përmbysje kaq të madhe ku dikujt që pretendon se është i zgjedhur, t’i interesojë hapur, karrigia dhe vetëm karrigia. Dhe është po ky njeri me kaq përgjegjësi që nuk di të na thotë se si është e mundur që njerëz të lidhur me krimin, preferojnë kaq shumë të ngjiten dhe militojnë në partinë që ai drejton.
Megjithatë duhet të pranojmë se ky pseudo dorëzim ndaj kërkesave të vazhdueshme për pastrim e vendos kryeministrin në një raport sinqeriteti me zgjedhësit, por edhe qytetarët sepse ai po na thotë: Unë do miratoj këdo që besoj se më jep fitoren. Ju hapni sytë se unë nuk jam polic.
Comments
U hahauuuuu!
Normal deklarata e z. Rama!.
E si mund te mbaje pergjegjesi nje anarkist (femije i terbuar i komunizmit) se cfare ben nje ish parti e majte ?
Add new comment