Google ndërpret donacionet për kongresmenët që votuan kundër fitores së Biden
Google nuk do të japë kontribute nga komiteti i saj i veprimit politik për anjë anëtar të Kongresit që ka votuar kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.
Kompania në pronësi të Alphabet Inc e ka pezulluar çdo kontribut që pas sulmeve të dhunshme në Capitol Hill.
"Pas një rivlerësimi, bordi NetPAC ka vendosur që nuk do të japë asnjë kontribut në këtë cikël për asnjë anëtar të Kongresit që votoi kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve", tha një përfaqësues i Google në një deklaratë.
Më 6 janar, qindra mbështetës të ish-presidentit Donald Trump hynë forcërisht në sallat e Kongresit, ngjarje që pezulloi dhe shtyu me disa orë certifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden për orë të tëra.
Pas incidentit, republikanët në Kongres u përballën me bllokimin që u vunë disa koorporata, të cilat ndaluan donacionet e fushatës dhe thanë se po rishikonin politikat e tyre.
Amazon.com Inc, AT&T Inc, Comcast Corp, Verizon Communications Inc janë ndër shumë kompani të mëdha që kanë kërcënuar të bllokojnë burimet e mbledhjes së fondeve për republikanët.
AT&T dhe Comcast, për shembull, janë ndër donatorët më të mëdhenj në Uashington.
Add new comment