Korrier diplomatik ndoshta, por jo negociator mes Greqisë dhe Turqisë

Postuar në 07 Janar, 2021 03:42

Baton Haxhiu ia ka dalë edhe dje të “bëhet lajm”. Me lehtësinë e zakonshme për të thënë më nenteskt gjëra që mund të interpretohen se i autorizon Kryeministri Edi Rama, Haxhiu kësaj radhe ka deklaruar nga studio e Tv Klan se z. Rama po negocion një paqe mes Greqisë dhe Turqisë. Konkretisht:

Unë mendoj që ka diçka tjetër. Është një negociatë për disa muaj, mos të them më shumë se 5-6 dhe një përpjekje e një shteti të vogël për të pajtuar dy shtete të mëdha. Unë mendoj se ndonjëherë njeriu është më i rëndësishëm se sa shteti

Deklarimi i tij përputhet me vizitat e z. Rama sa nga Ankaraja në Athinë. Por këtu çështja shërbehet sikur Edi Rama ka një paketë propozimesh për të dyja vendet dhe tani ato po negociojnë. E vështirë, madje e pamundur të jetë kështu, pasi ne dimë se z. Rama drejton një qeveri që nuk është në gjendje të përgatisë një dosje për marrëveshjet e veta, apo edhe legjislacionin e përkthen pikë për pikë, në rastet kur nuk bën sajesa për miq e shokë. Për një marrëveshje komplekse si ajo e detit, z. Rama iu drejtua Gjykatës ndërkombëtare dhe do të duhet të thërresë ekspertë të huaj. Si vallë për një problem kaq të ndërlikuar ai të na shfaqet si negociator?

Ndoshta z. Rama është korrieri diplomatik mes Turqisë dhe Greqisë, pra merr fjalë andej e çon këtej, por nuk dihet nëse një gjë e tillë është e nevojshme në kushtet kur mes të dyja vendeve kanale komunikimi ka.

Nëse e shohim ftohtë ne duhet të shpresojmë që një gjë e tillë të jetë e vërtetë, pra që edhe Shqipëria ka një rol në punët e kësaj bote, paçka se meritat dhe medaljet z. Rama do ia ngjisë vetes nëse qullos gjë. Por kjo sajesë mediatike që i ngjan tullumbaceve të zakonshme mondane të kryeministrit tonë duket se nuk qëndron edhe aq, meqenëse nga pala greke z. Rama shihet me paragjykimin se bën lojën e turqve. Por çfarë nuk bën vaki në këtë botë!

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ore pse jeni nxire kaq shume per rolin e Rames? Lajmi eshte ndryshimi i marredhenieve Turqi Greqi. Emertimi qe do i beni ju nuk i ul as i ngre vlerat e resulit.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Per cfare suksesesh. Se ju i imagjinoni te gjitha, dhe mbi gjithcka qe imagjinoni ndertoni histori qe do te duhej te tingellonin te besueshme. Si mund te hamendesosh se (suksesin) "Rama do ja ngjise vetes nese qullos gje" dhe mbi bazen e asaj qe sipas jush supozohet se do te ngjase, tullumbacja te cilen ju po perpiqeni ta shponi do te hidhet ne ajer. Beni durim dy dite te dale lajmi dhe komentoni deri ne fund te vitit pastaj. Ai eshte kollos dhe e perbuz ate qe ju e quani sukses.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Eshte shume evazive ajo shprehje. Une e quajta thjesht "resul". Por menyra se si ne shprehemi nuk e ndryshon faktin. Fakti eshte qe ai dje ishte i besuari i Erdoganit dhe sot i Micotaqis.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.