Pandemia në Francë, autoritetet paralajmërojnë mbylljen e tretë kombëtare
Autoritetet franceze kanë deklaruar se nëse rastet me CoVid-19 do të vazhdojnë të rriten, atëherë një karantinë kombëtare e tretë nuk përjashtohet.
Ne nuk do të përjashtojmë asnjëherë masat që janë të domosdoshme për të mbrojtur publikun. Kjo nuk do të thotë se kemi marrë një vendim, por se ne po vëzhgojmë situatën orë pas ore
është shprehur ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran për Journal du Dimarche.
Paralajmërimi i tij vjen ndërkohë që në vend janë regjistruar 15 000 raste të reja në ditë dhe të premten që shkoi u konfirmua rasti i parë me variantin britanik. Franca ka nisur të shtunën vaksinimin me versionin e zhvilluar nga Pfizer-BioNTech me të cilën ka njoftuar se do të kryejë vaksinimin masiv të popullsisë.
Add new comment