Pa u mbyllur hetimet/Vdekje aksidentale", qeveria i lidh pension familjes së Klodian Rashës
Këshilli i Ministrave ka miratuar një trajtim të veçantë për familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie në 8 dhjetor.
Ky vendim parashikon trajtimin e familjes Rasha me një pagesë prej 61000 lekësh në muaj, shifër e cila është sa 8-fishi i pensionit social prej 7 600 lekë.
Në vendim, vdekja e 25-vjeçarit Rasha klasifikohet si aksidentale.
Vendimi i Qeverisë është miratuar në datë 11/12/2020 dhe do të hyjë në fuqi që prej datës 1 dhjetor të këtij viti.
"Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Vendimi sanksionon kështu një përkufizim përgjegjësish që mundet të rrjedhë nga mbyllja e hetimeve që ende vazhdojnë.
Add new comment