Mania për të kultivuar armiq tradicionalë

Postuar në 06 Dhjetor, 2020 01:47

Publicisti Shaban Murati përcjell në faqen e vet në Facebook një vëzhgim shqetësues sipas tij për blerjet ushtarake nga Serbia. Në këtë kontekst Murati vë në diskutim neutralitetin e shpallur ushtatak të Serbisë që sipas tij po tall Shqipërinë dhe Kosovën.

Nuk e di me kë tallet Vuçiçi kur sa herë demostron tanket ruse, siç bëri në 28 nëntor, apo gjuajtësit e sofistikuar ruse apo raketat ruse, me të cilat po pajiset ushtria serbe, deklaron se “armatimi rus forcon pozicionin e neutralitetit ushtarak të Serbisë. 
Tallet me Kosovën dhe me Shqipërinë, që nuk protestojnë kurrë dhe heshtin, (jo më të armatosen), megjithëse e dinë që Serbia armatoset në rradhë të parë kundër shqiptarëve dhe presidenti serb përsërit rregullisht kërcënimet për luftë kundër shqiptarëve

shkruan ndër të tjera Murati. 

Kjo është një temë që nuk ezaurohet me një status në Facebook por meqenëse zotëria e vendos armatosjen e Serbisë si akt militarizimi në raport me shqiptarët komenti meriton vëmendje. 

Serbia asipron të ketë neutralitet ushtarak duke shpallur kështu një politikë mosangazhimi që në një farë mënyre është vazhdim i politikës së dikurshme  jugosllave. Mosangazhimi i Jugosllavisë rregullohej nga konteksti dhe angazhimet e pas Luftës dhe ai patjetër sigurohej nga militarizimi. Pak a shumë këtë rrugë ndoqi edhe Shqipëria. Serbia sot nuk ka një neutralitet të garantuar si Zvicra, por një neutralitet të pranuar si kusht stabiliteti për të dhe rajonin.

Në çdo referencë mediatike sebe, armatimi vjen zakonisht në raport me lëvizjet e Kroacisë dhe ai arsyetohet si politikë mbrojtëse. Sigurisht çdo akt armatosjeje duhet mbajtur në vëzhgim, por ai nuk duhet mbivlerësuar. Blerja e armëve ruse nuk implikon asgjë në planin juridik ndërkohë që barriera në këyë drejtim është thyer me kohë.

Turqia, një vend anëtar i NATO-s ka shkuar larg në këtë kuadër, aq sa raportet e saj me ShBA janë acaruar. Lëvizjet e Turqisë, me të cilin vendi ynë ka partneritet strategjik rëndojnë eventualisht më vendimmarrjen e Tiranës dhe nëse ka një shqetësim per këtë temë ai duhet të vijë pikërisht nga ky drejtim.  Serbia është një fuqi rajonale ushtarake por nuk ka asnjë opsion që Beogradi të ketë mundësi dhe kapacitete, apo qëllim që të ndërmarrë veprime ushtarake në një rajon ku NATO ka shtrirjen e vet. Kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar ndaj statusi i z. Murati ka vetëm vlerë retorike në mos propagandistike.

Me Serbinë nuk mund të kemi miqësi, atë le ta ketë Edi Rama, siç e ka edhe me Erdoganin. Por nuk ka pse të kërkojmë me qiri probleme sepse nuk shërbejnë për ndonjë gjë. Ndaj është e paqartë se kujt i shërbejnë mesazhe të tilla? Dhe kë synojnë të gënjejnë? 

se.za

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.