Nagorno-Karabakh, nisin diskutimet ruso-turke për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit
Rusia dhe Turqia do të nisin sot bisedimet për ndalimin e luftimeve në Nagorno-Karabakh. Sipas mediave turke, që e cilësojnë si Armëpushim, marrëvëshjen e ndërmjetësuar nga Rusia, takimi do të mbahet në Ankara dhe ai konsiston në sqarimin në nivel teknik të stacionimit të trupave armene dhe azere sipas paktit të para disa ditëve.
Marrëveshja e arritur përmban 11 pika dhe parashikon krijimin e një lloj korridori të demilitarizuar nën survejimin dhe garancinë e Rusisë, që të kujton sadopak situatën në Lartësitë Golan në kufirin siriano-izraelit.
E reja në këtë marëveshje ku po merr aksione edhe Turqia si mbështetëse e Azerbajxhanit është se nuk kemi aktualisht një Rezolutë të re të OKB-së që ta sanksionojë misionin paqeruajtës të Rusisë në këtë zonë, edhe pse me dakordësimin e të tre palëve të angazhuara, situata duhet pranuar vetiu për këtë që është.
Add new comment