Pandemia, 177 raste/100 mijë banorë. Miratohen masa të reja kufizuese
Komitet i Ekspertëve për pandeminë ka njoftuar sot marrjen e masave të reja kufizuese që sipas këtij komiteti është bërë në bazë të “një analize të hollësishme”.
Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperincën e vendeve përreth.
Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi.
Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tone vjeshtë-dimër.
Ne vlerësojmë se duhet ti marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni.
Duke analizuar shifrat, rekomandimet e OBSh për këtë fazë, si edhe eksperiencën në Botë, e Europë, komiteti propozon të merren disa masa. I konsiderojmë të domosdoshme.
1.Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
2.Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
3 Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.
Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve
tha zv ministrja e Shendetesise Mira Rakacolli që shtoi se incidenca ka arritur në 177 raste/100 mijë banorë.
Add new comment