Rama: Nuk kemi kohë për opinionet e Komisionit të Venecias
Maxhoranca nuk ka ndërmend të presë përgjigjen e Komisionit të Venecias lidhur me Kodin e Ri Zgjedhor. Një ditë pasi presidenti iu drejtua me disa pyetje Venecias lidhur me kushtetueshmërinë e ndryshimeve të reja ligjore të miratuara nga Parlamenti pak javë më parë, kryeministri Rama thotë se nuk ka kohë për të pritur përgjigjen, pasi do të nisë zbatimi i ligjit. Rama nuk i kurseu akuzat në adresë të kreut të shtetit.
“Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë. Nuk do të hyjmë në spiralin e një aventure ku na fton Ilir Meta. Ai ka qëllim të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist këtë proces. Komisioni është i mirëpritur të sjellë opinionin e vet. Ai do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe mbetemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje që del, natyrisht përtej 25 prillit. Implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Koha është e shkurtër, do të nisim punën për identifikimin biometrik”, tha Rama.
Duke komentuar vendimin e kreut të shtetit për t’i kthyer për rishqyrtim Parlamentit ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama tha se ai po vepron si lideri i një opozite të copëtuar dhe një partie të degreaduar.
Add new comment