Stërvitja e ushtrisë gjermane me NATO-n acaron Rusinë: Po shkelet Traktati i 1970-s

Postuar në 24 Tetor, 2020 18:00

Ministria ruse e Mbrojtjes ka kritikuar homologen gjermane për pjesëmarrjen në stërvitjet e NATO-s, ku ushtria zhvillon aftësi në përdorimin e armëve bërthamore taktike të SHBA. Pala ruse e konsideron këtë shkelje të Traktatit të Mospërhapjes*, ose NPT, dhe përfshin rritjen e mëtejshme të tensionit mes Rusisë dhe Linjës së kontaktit të NATO-s.

Ministria ruse ka bërë të ditur se për këtë çështje ka thirrur atasheun e mbrojtjes në ambasadën gjermane. "Atasheu gjerman i mbrojtjes u informua në lidhje me pozicionin e Ministrisë Ruse të Mbrojtjes sa i takon pjesëmarrjes së Gjermanisë në stërvitjet e NATO-s, gjatë të cilave eksplorohen elementë të përdorimit të armëve bërthamore taktike të SHBA", tha ministria.

Pala ruse gjykon se "veprime të tilla përfshijnë uljen e pragut të përdorimit të armëve bërthamore, provokojnë rritje të mëtejshme të tensioneve përgjatë vijës së kontaktit Rusi-NATO dhe zvogëlojnë nivelin e besimit në Evropë," theksoi ministria.

Agjencia DPA njoftoi në 15 tetor duke cituar burimet e saj se ushtarët gjermanë së bashku me partnerët e NATO-s po merrnin pjesë në stërvitjet në bazën ajrore Norvenich në Nordrhein-Ëestfalen. Mes të tjerash, ushtarët praktikuan përdorimin e avionëve me kapacitet mbajtës të armëve bërthamore.

Stërvitje të ngjashme janë mbajtur edhe në Buchel (Rheinland-Pfalz) duke inskenuar skenarë të mbrojtjes nga sulmi nga një armik i mundshëm. Sipas të dhënave jozyrtare, deri në 20 koka bërthamore amerikane të llojit B61 janë akoma të ruajtura në bazën ajrore Buchel si pjesë e konceptit strategjik të NATO-s për mbrojtjen bërthamore.

 

*Traktati i Mospërhapjes, që njihet ndërkombëtarisht me akronimin NPT, është një traktat historik, qëllimi i të cilit është të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore dhe teknologjisë së tyre, të promovojë bashkëpunimin në përdorimet paqësore të energjisë bërthamore dhe të çojë përpara procesin e çarmatimit bërthamor të plotë. Traktati përfaqëson angazhimin e vetëm detyrues në një traktat shumëpalësh për qëllimin e çarmatosjes së shteteve me armë bërthamore. I propozuar në 1968, Traktati hyri në fuqi në 1970. Më 11 maj 1995, Traktati u zgjat për një kohë të pacaktuar. 191 shtete i janë bashkuar këtij traktati, duke përfshirë pesë shtetet që posedojnë arsenal bërthamor. Ky është traktati me konsensusin më të gjerë sa i takon kufizimit apo marrëveshjeve të çarmatimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.