Gjermania deklaron mbështetjen publike për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut
Berlini zyrtar ka sinjalizuar se e sheh si prioritet të presidencës së vet të BE-së hapjen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një video konference për shtyp me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Synimi ynë i deklaruar mbetet zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës gjermane të BE-së që përbën hapin tjetër logjik në pranimin e vendit në BE
është shprehur Maas.
Qëndrimi në fjalë përbën një ndihmë të madhe për një vend me probleme si Maqedonia e Veriut, e cila u penalizua një vit më parë për shkak të Shqipërisë së Edi Ramës.
Add new comment