Shpresa e vërtetë e opozitës PD-LSI

Postuar në 11 Shtator, 2020 12:20

Opozita e përfaqësuar nga PD dhe LSI është hedhur në një sulm të përgjithshëm me efekte vetësugjestionuese përmes të cili është shpallur tashmë fitorja e zgjedhjeve. 

Me siguri që politika di  diçka më shumë dhe paraqitja me ndjesinë nuk është gjë e keqe. Por këtu çështja është të diskutohet nëse fitorja e kësaj opozite është skenar realist, pasi opozitarizmi ka kohë që ka fituar. Në skenë kanë dalë Sali Berisha dhe Ilir Meta që e shpallin fitoren si diçka të pashmangshme duke lënë të kuptohet se përndryshe në Shqipëri do të bëhet nami. 

Pra pasi njëri bëri marrëveshjen e 17 majit duke kryer pabesinë edhe ndaj njerëzve të vet dhe pasi tjetri u bë president, akt për të cilin desh shkoi në vetëvrasje, sot këta shpallin se tani do marrin pushtetin sepse ashtu duan ata. 

 

Mund të merret me mend se kjo lojë politike nuk premton asgjë të mirë sepse kemi të bëjmë me dy njerëz që më së paku duhet të kalonin në sitë penale. Ata përfaqësojnë mundësinë më të mirë të amnistimit të shkeljve dhe vjedhjeve të pushtetit të sotshëm me të cilin janë bashkëpunëtorë. Shikoni se çfarë roli prej manekini ka Lulzim Basha, kjo gjallesë e çuditshme dhe autike e politikës shqiptare. Ai duket se ka pranuar rolin e atij që pret t’ia sjellin gjellën në tavolinë para se të nisë të luajë sozinë e liderit. 

Ngushëlluese është se nuk është i pari. Thonë se në vitin 1997, pasi nxori familjen jashtë vendit, Sali Berisha u nis edhe vetë të ikte i bindur se dështoi. Por me gjass edhe i trembur. Thonë se e ndaloi me detyrim një ndër njerëzit e vet të afërt duke i bëre të qartë se “ai u duhej si fytyrë publike për t’u mbrojtur”. 

Edi Rama pas zgjedhjeve të vitit 2009 dha dorëheqjen e desh të ikte por e ndaluan shokët e dashur të partisë. “Ti vetëm dil e fol se të tjerat i bëjmë Ne”, thuhet se ishte pazari që negocioi Lideri i Ballkanit. 

Sot edhe Basha ndodhet në të njëjtin pozicion me dallimin se atij nuk i intereson fiton apo humb. Thjesht si të shkojë mirë është për të. Mizën e kanë të tjerë në kësulë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.