Shënim (vetë)rehabilitues
Nëse ka një politikan në Ballkanin Perëndimor që ka gjetur këndin e duhur për të shfrytëzuar atë që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë, ky është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës, nuk ka se çfarë të thotë. Ai nuk është në kushtet që të mund të interpretojë atë që firmosi sepse Amerika në Kosovë ka forcën e Ungjillit dhe refuzimi ndaj saj ka një kufi.
Presidenti serb Aleksander Vuçiç deklaroi se kishte arritur një fitore dhe se madje marrëveshjen e kishte me ShBA, jo Kosovën. Një karagjoz karakteristik i Ballkanit që kupton një ditë se lodrat nuk i ka në dorë. Hashim Thaçi është në pozicion tërheqjeje dhe lavdia e ëndërruarrej tij u venit, por më së paku ai nuk u gjend në një vend ku duhet të firmoste një dokument që nuk ka asgjë të rëndësishme dhe thelbësore.
Kemi edhe Edi Ramën, i cili është në pozicion komod. Sepse komod e bën atë budallallëku i kundërshtarëve të vet cilët bashkohen nga kompleksi që kanë për amerikanët. Sot z. Rama ka dalë me një të ashtuquajturij Shënim, term shpresëdhënës për lexuesin që nuk ka pse t’i trembet kliometrave të zakonshëm të grafemave të tij. E përmes këtij shënimi, z. Rama ka tentuar të rehabilitojë veten ndaj akuzave të bëra ndaj tij, nga ata njerëz që ai vetë pretendon se i shpërfill. Alibia është e njohur: Amerika propozoi atë që thashë Unë.
Minishengenin dhe autostradën Nish-Prishtinë- Durrës. Kaq është marrëveshja e normalizimit ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë sipas z. Rama, sepse në fakt kaq mjafton që ai të dalë vizionari që nuk e kuptuan, e madje e sulmuan padrejtësisht shushunjat e politikës.
Ajo rrugë(Bëograd-Prishtië) ka qenë në tryezën e çdo raundi të Procesit të Berlinit, madje Albini pat kujtuar se dolën në shesh hartat e ndarjes së Kosovës, kur pa një foto nga Berlini ku ishte Kancelarja e Gjermanisë, Hashimi, Presidenti i Serbisë dhe unë duke parë vijën e asaj rruge mbi një hartë të Ballkanit Perëndimor!
Tani hajde ma thoni, si të mos më kujtohet mua që kur Aleksandër Vuqiqi erdhi në Durrës pas tërmetit, m’u turrën e më bënë Esad Pashë që nxorra Serbinë në det, ndërsa sot që “Minishengeni” në tokë, det dhe ajër është bekuar në Shtëpinë e Bardhë, shumica e damkosësve përshëndesin marrëveshjen, madje edhe vetë puseta digjitale sb nuk bëzan(?)!
shkruan kryeministri.
Por nëse është kështu, ku qëndron e reja, historikja në atë që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë? Ku është historikja?
Asgjëkundi. Sepse këtu askush nuk po flet për përmbajtjen e marrëveshjes, por për aktin si të tillë dhe firmën amerikane mbi të. Është e qartë se z. Rama është në keqbesimin e naivitetit të përgjithshëm, teksa luan me emrin e Amerikës për t’u shfaqur si filoamerikan për të zhbërë akuzat banale drejtuar ndaj tij. Askush nuk po sheh se Europa nuk ndan të njëjtin qëndrim, askush nuk po do të vërë në dukje se ato pika Serbia dhe Kosova mund t’i nënshkruajnë pa problem dhe se problemi është gjetkë. Dhe askush nuk po pyet: pse Serbia nuk e njeh Kosovën nëse marrëveshja është historike?
Këtë lojë bën z. Rama prej vitesh me reformën në drejtësi, teksa si shejtan budalla përsërit se “këtë apo atë e kanë miratuar ShBA dhe BE”. Fundja ky është interesi i tij, të zgjasë ditët në karrige dhe të mbyllë hallet që nuk i ka pak. Sa për të tjerat, një kockë popullit dhe ja debati vazhdon. Sepse “shqiptarëve nuk ua hedh kush për politikë”.
Add new comment