Koronavirusi, 3 herë më infektues

Vietnami u klasifikua si një ndër vendet më të sukseshme në përballjen me koronavirusin gjitë periudhës dimër-pranverë që lamë pas. Mirëpo tani vendi është goditur nga një valë e dytë nëse mund të thuhet dhe rastet janë shtuar ndjeshëm.
Një arsye për këtë është ndryshimi i virusit që është bërë shumë më ngjitës. Të paktën këtë deklaron ministri i Shëndetësisë së Vietnamit, Nguyen Thanh Long sipas të cilit rrezja e infektimit të shtames së re është 5-6, ndërkohë që më parë ishte 1.8-2.2. Pra sipas këtij vlerësimi një person aktualisht infekton 5-6 të tjerë.
Nuk është e sigurtë nëse versioni i ministrit vietnamez I përgjigjet së vërtetës apo jo, por mediat raportojnë se ky virus i modifikuar është konfirmuar në Bangladesh, Britani dhe Irlandë. Virusi origjinal i gjurmuar në Vuhan të Kinës quhet D614.
Add new comment