Drejt zgjedhjeve me kartën e epidemisë
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Parlament për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe gjendjen e pandemisë. Sipas z. Rama, Shqipëria e ka fituyar betejën në frontin e shëndetësisë dhe tani mbetet para beteja në ekonomi. Duke folur për aspektin teknik dhe profesional të trajtimit të epidemisë, kryeministri ka deklaruar se vendi ynë nuk k apse të ketë zili askënd:
Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera. Fatmirësisht jemi gjendur në një situatë ku kemi pasur privilegjin t’i referohemi një ekspertize në nivelin më të lartë që janë në Shqipëri. Ata kanë provuar se për këtë fushë Shqipëria nuk ka kujt t’i ketë zili
tha z. Rama.
Ai ka sqaruar se ka patur dy projeksione për eventualitetin kur nuk do të merrej asnjë masë: njëri që jepte 18 mijë të vdekur, tjetri që jepte 2800 të vdekur. Në fakt me masat e marra, në Shqipëri jemi në 25 të vdekur dhe më e rëndësishmja kapacitetet spitalore të vëna në dispozicion të trajtimit të CoVid-19 janë të zënë në nivelin 14%. Pra ka kapacitete të lira mjaftueshëm. Aspekti kryesor që mbetet është ai ekonomik.
Kjo luftë ka dy fronte. Atë të përballjes në vijën e zjarrit, frontin e betejës për shëndetin dhe rimëkëmbjen ekonomike sot dhe nesër. Ne po fitojmë betejën në frontin e shëndetësisë, do ta fitojmë dhe në frontin e ekonomisë. Me stres e sakrifica, por do t’i fitojmë të dyja betejat
tha Rama që duket se ka nisur të sheshojë rrugën drejt shndërrimit të sfidës së pandemisë në lëndë të parë për zgjedhjet.
Add new comment