Hashim Thaçi nis konsultimet. Kurti flet për zgjedhje, Mustafa gjen shumicën që i përket
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nsur konsultimet me përfaqësues të partive politike për zgjidhjen e situatës së krijuar pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Menjëherë pas takimi, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka deklaruar se zgjidhja janë zgjedhjet.
Përpjekjeve te presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thitë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja.
Presidenti u zotua që do ta respektojë kushtetutën ligjim dhe praktikat e mëhershme e ne të gjithë e dimë se cilat janë praktikat e mëhershme. Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e parties, por data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij viti.
Tash besoj duhet të jemi të kujdesshëm kë e citojmë dhe si e citojmë prej atyre që ju i keni në mendje me emra konkret, por te ne i paraqitni si interpretues të Kushtetutës. Për nenin 82.2 jemi të gatshëm të takojmë hapur gjerë e gjatë për presidentin, ndërkaq, jashtë temës së këtij neni dhe jashtë temës së luftimit të përhapjes së COVID 19 deklaruam se jemi të gatshëm të diskutojmë vetëm me shkrim, që të eliminojmë çfarëdo mundësie për keqkuptim apo pasaktësi. Pra jemi të gatshëm të bashkëbisedojmë, veçse me shkrim nëse tema për të cilën do presidenti është jashtë këtyre. Është gabim të shkohet në nenin e 6-të pa e kaluar kapitullin e 4-tët që është Kuvendi
ka thënë Kurti.
Ndërkohë rivali kryesor i Kurtit dhe shkaktari i kësaj krize, kreu I LDK-së, Isa Mustafa ka numëruar shumicën që rrëzoi Kurtin.
Duhet marrë parasysh që mocionin e mosbesimit e kanë votuar 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës, e që nënkupton se është shumica prej mbi dy të tretave, e cila ka të drejtë të ndryshojë edhe Kushtetutën. Ne jemi për atë që të bëhet një qeveri e re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese dhe procedurën që e ka paraparë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014. Ne vlerësojmë se nuk është koha të shkohet në zgjedhje, për shkak të pandemisë
ka thënë ai, duke harruar me këtë rast se kishte mundësi të akomodonte veten në këtë shumicë pas eksperimentuar një qeveri me VV-në.
Add new comment