Gënjeshtra Jo, Heshtje Jo

Ka një përpjekje të vazhdueshme, siç e ka zakon kjo qeveri, për të mbyllur çdo lloj kritike, çdo vërejtje që bëhet për situatën e tanishme. Fajtorët janë dy: mediat dhe opozita. Te kjo e fundit është pikasur edhe budallai i rasti: Lulzim Basha. Jemi mësuar tashmë me këtë përballje. Jemi mësuar të gjithë edhe me përdorimin e të ashtuquajturve figura publike në riprodhimin dhe përhapjen e mesazheve proqeverisë. Por asgjë nuk bën efekt më.
Të thuash se maskat janë skaduar, nuk përhap panik, por tregon një të vërtetë. Ka mjekë tashmë që e thonë këtë. Të pyesësh për numrin e respiratorëve konsiderohesh tinzar dhe merr përgjigjen e thatë: I kemi të gjitha.
Të përcjellësh lajmin se në rrethe nuk janë marrë masat organizative, rrezikon të të vënë gishtin si shpifës. Shikoni këtë kronikë të RTSH-së. Në Kolonjë, një rreth kufitar me Greqinë, spitali nuk bën asgjë. Madje të mbyll derën në fytyrë. Çfarë masash janë ato kur nuk bën asgjë?
Me siguri nga Kolonja deri në Tiranë, virusi ndjek itinerarin e brigadave partizane dhe do kohë të vijë. Në këtë front propagandistik janë edhe media të ndryshme që dihet se janë në borderonë e qeverisë. Pra paguhen me lekët tona përmes borderove të shtetit.
Dhe ja ku jemi sot në të njëjtën situatë edhe pse rreziku është i përbashkët. Ka ndonjë që me rastin e tërmetit mburrte reporterët. Sot ka marrë tjetër pozë. Sot kritikon studiot televizve. E njëjta fytyrë me një mijë qasje.
Në fund të ditës secili do bëjë punën e vet. Mediat nuk janë agjenci për transmetimin e buletinit zyrtar. Do thuhen edhe problemet, edhe kritikat, sikundër shumë shpejt do të dalin edhe materiale video që provojnë se institucionet shpesh gënjejnë dhe nuk janë gati. Po gënjejnë sepse aq dinë, kanë vjedhur he nuk kanë planifikuar.
Mbrohen sot me punën e mjekëve, të cilën askush nuk e ka vënë në diskutim. Sikundër deri më dje mbroheshin me përpjekjet e zjarrfikësve dhe ushtrisë ndërkohë që vetë vinin vërdallë si pordha nëpër brekë sa të kalonte situate e vështirë.
Add new comment