Rusia dhe Turqia arrijnë armëpushim për Idlibin. Ankaraja shton trupat, por vetëm me mision monitorues

Postuar në 05 Mars, 2020 19:35

Rusia dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje mbi situatën në Idlib të Sirisë pas diskutimeve mes delegacioneve të udhëhequra nga dy presidentët, Putin dhe Erdogan. 

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Putin ka theksuar se është rënë dakord arritja e një armëpushimi, ndërkohë që ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka sqaruar në hollësi se çfarë është arritur. Palët bien dakord që të vazhdojnë të zbatojnë çdo marrëveshje në kuadër të formatit të Astanas, duke përjashtuar kështu intereferimin e Perëndimit; është dakordësuar e drejta e Turqisë për të shtuar dislokimin e trupave, por vetëm për të monitoruar. Ato ruajnë të drejtën e kundërpërgjigjes, ndërkohë që në zonën e autostradës M4 do të ketë patrullime të përbashkëta. 

Duket se për momentin merr zgjidhje relative edhe çështja e refugjatëve, por me koston e frenimit të ndërhyrjes ushtarake turke që merr kështu një armëpushim që e vendos atë dhe Rusinë në pozitat e negociatorëve për integritetin territorial të Sirisë. Duhet thënë se marrëveshja ka përjashtuar Iranin, edhe pse pala ruse nënvizoi formatin e Astanas. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.