Protesta e një presidenti, një ultimatum dhe një sqarim i kotë i aleatëve besnikë të PS-së, ShBA

Sot është zhvilluar para Presidencës manifestimi i paralajmëruar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. I ideuar si një tubim kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese, manifestimi ka mbledhur mijëra njerëz dhe ka përcjellë mesazhe të qartë ndaj shumicës në pushtet. Ai është hapur nga ish-gjyqtari i Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku, një akt simbolik ky që nuk mund të kalojë pa u vënë re si shprehje e anomalisë dhe dasisë që ka provokuar reforma në drejtësi.
Ilir Meta ka luajtur rolin e tribunit nacionalist, një shqiponjë me dorë, ulur në gjunjë, himni kombëtër e të tjerë elementë që priren të krijojnë një barrikadë kuqezi ndaj atyre që po shesin Shqipërinë sipas tij.
Zoti Meta ka shtyrë ultimatumin e vet, ka firmosur një dekret që refuzon ligjin për betimin me postë të gjyqtarëve dhe ka kërcënuar se nëse nuk konsiderohet, do ta firmosë atë në sallën e Parlamentit. Ai ka lënë 15 marsin si datë për të zbatuar këtë urdhëresë, ndërkohë që kujtoi se është komandant i Forcave të Armatosura.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tutje, por pas manifestimit, ku Meta u shfaq edhe me një flamur amerikan në dorë, ka reaguar ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila teksa e vendos në thonjëza fjalën “manifestim”, sqaron se ShBA nuk ka lidhje me atë që ndodhi në bulevard. Sigurisht që tani shqiptarët janë më të qetë pas këtij sqarimi dhe këtë e tregon reagimi i parë nga shumica në pushtet.
Comments
E ka thene inderuari Albin
E ka thene inderuari Albin Kurti, kush therret Amerika, Amelika, Amelika (nder politikane), dije se ky person eshte i korruptuar.
Like, kujton se pislliqet e tij do t'i mbuloj flamuri amerikan.
Add new comment