Erdogan hap kufirin. Nis lëvizja e qindra refugjatëve drejt Europës

Postuar në 28 Shkurt, 2020 12:29

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar hapjen e kufijve për kalimin e refugjatëve sirianë, afganë, iranianë dhe marokenë drejt Europës. Media të ndryshme greke raportojnë për lëvizjen në masë të refugjatëve, që sipas tyre janë udhëzuar nga forcat kufitare turke se janë të lirë të lëizin. Greqia nga ana e vet ka shtuar patrullimin ushtarak në kufi,në lumin Evros teksa qindra emigrantë janë mbledhur në anën turke të tij.  Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë greke ka deklaruar se është në kontakt me BE-në dhe NATO-n për të koordinuar këtë çështje dhe për të siguruar se asnjë kalim illegal i kufirit nuk do të ndodhë.

Lëvizja e refugjatëve erdhi pas një takimi urgjent të drejtuar nga presidenti Erdogan që ka urdhëruar policinë dhe rojen bregdetare të lejojë ikjen e tyre. Nga ana e tyre mediat turke shkruajnë se grupe të tjera refugjatësh janë mbledhur në Izmir duke pritur kapërcimin drejt ishujve të Egjeut.

Turqia nuk mund të mbajë presionin e refugjatëve të rinj, ne tani pot hemi se Turqia është plot me refugjatë

citohet zëdhënësi i partisë së Erdogan, Omer Celik.

Merr kështu fund marrëveshja e Ankarasë me BE-në e vitit 2016, ndërkohë që vendimi i Erdogan lidhet patjetër me situatën e krijuar në Idlib dhe me palën ruse. Mediat dje shkruanin se konfrontimi mes Rusisë dhe Turqisë në Siri është çështje kohe.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Temperatura e ujit nuk i kalon 5° Celsius, nwse varka permbyset, trupi i femijes dhe gruas, qe di not, duron deri ne tre minuta, i te rriturit deri ne pese minuta. Vetem te sterviturit mund te durojne me gjate! Ndaj shumica do te drejtohen drejt Trakise jugore, rruges tokesore. Greqia do te perjetoje nje drame te re, ndoshta deri diku edhe Shqiperia. Maqedonia padiskutim ka per te mbyllur kufirin me tela me gjemba. Nuk ka per te qene nje vale si ne 2015-en, por sidoqofte... Erdogani do para te tjera!..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.