SHBA, mesazh Greqisë: Me Turqinë të bisedohet!
Administrata amerikane e Donald Trump ka bërë të ditur se nuk do të sakrifikojë raportet me Ankaranë zyrtare as për një projekt të madh si gazsjellësi EastMed. Përveç qëndrimit ambig të presidentit Trump për këtë çështje, gjatë vizitës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në SHBA, edhe këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien ka përsëritur qëndrimin, duke kërkuar nga Greqia të mos përshkallëzojë politikën e vet.
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, O’Brien ka thënë se SHBA inkurajon bashkëpumimin.
Ne kemi qenë shumë të qartë se të gjitha palët në Mesdheun Lindor duhet të jenë të afta të punojnë së bashku për të zgjidhur diferencat e tyre dhe duhet të shmangin marrjen e hapave të cilat do të shiheshin si provokacione. Presidenti Trump ka një marrëdhënie të shkëqlyer me kryeministrin Mitsotakis si dhe me presidentin Erdogan. SHBA inkurajon Greqinë që të trajtojë dallimet që ka me Ankaranë në një mënyrë që nuk dëmton aleancën tonë të rëndësishme, NATO-n. SHBA dhe Greqia kanë një interest ë përbashkët në marrëdhënien tonë me Turqinë dhe ne vlerësojmë përpjekjet e bëra nga kryeministri MItsotakis në mbajtjen e një linje të hapur komunikimi me Ankaranë. Është e rëndësishme të vihet në dukje se telefonata e parë që kryeministri pati pas zgjedhjes së tij në detyrë ishte ajo me presidentin Erdogan. Ne e shohim këtë hap si shumë konstruktiv
shprehet ai.
Mesazhi vjen pak ditë pasi Greqia priti gjeneralin Khalifa Haftar në Athinë, i cili kundërshton memorandumin turko-libian mes Ankarasë dhe qeverisë së Tripolit për Zonat Ekskluzive në Mesdheun LIndor.
Qëndrimi amerikan është në thelb mesazh kundër konflitkit të armatosur dhe në situatën e tanishme ai lexohet si tolerim ndaj veprimeve të Turqisë në Libi, ku ajo ka dislokuar trupa. Ndonëse Europa dhe Rusia janë angazhuar në gjetjen e një marrëveshjeje në Libi, në raport me Turqinë, Athina është mbështetur përherë te SHBA si garanci ushtarake, situatë që tanimë duket se ndryshon në kushtet kur amerikanët po kërkojnë ndërmjetësim me diplomaci të problemeve mes të dyja vendeve.
Add new comment