o'brien
SHBA, mesazh Greqisë: Me Turqinë të bisedohet!
Administrata amerikane e Donald Trump ka bërë të ditur se nuk do të sakrifikojë raportet me Ankaranë zyrtare as për një projekt të madh si gazsjellësi EastMed. Përveç qëndrimit ambig të presidentit Trump për këtë çështje, gjatë vizitës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në SHBA, edhe këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien ka përsëritur qëndrimin, duke kërkuar nga Greqia të mos përshkallëzojë politikën e vet.
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, O’Brien ka thënë se SHBA inkurajon bashkëpumimin.
SHBA: Sanksione Turqisë për blerjen e S-400
Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë Turqinë se do të nënshtrohet ndaj sanksioneve nëse nuk heq dorë nga blerja e sistemit rus S-400. Këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien than ë rrjetin CBS se së shpejti në Kongres do të kalojnë akti që e vendos Ankaranë zyrtare nën sanksione dhe sipas tij kjo do të ketë mbështetje bipartizane shumë të madhe.