Greqia zyrtarizon kërkesën për blerjen e avionëve F-35. Përgjigje evazive nga ShBA për konfliktin me Turqinë
Greqia ka zyrtarizuar kërkesën për të qenë pjesë e programit F-35(80 milionë dollarë për njësi)që nënkupton fitimin e të drejtës së blerjes së avionëve në fjalë që konsiderohen si ndër më të avancuarit në botë. Deri më tani nga vendet e huaja janë përfolur Izraeli dhe Turqia, kjo e fundit e refuzuar për shkak të blerjes së sistemit rus S-400.
Lajmi për ambicien e Greqisë është bërë i ditur gjatë vizitës së kryeministrit grek, Mitsotakis në ShBA gjatë së cilës ai është takuar me presidentin Donald Trump.
Greqia ka një problem strategjik me Turqinë dhe kërkon pajisjen e flotës ajrore për të kompensuar diferencat në fushën ushtarake me Ankaranë. Lidhur me ndërhyrjen e Turqisë në Libi, Trump ka qenë evaziv duke dhënë një përgjigje të përgjithshme. Ai ka premtuar se do të komunikojë me vendet e tjera, duke e cilësuar situatën si të ngatërruar.
Vizita e Mitsotakis ka patur një nivel të lartë dhe ai i ka cilësuar marrëdhëniet me ShBA si më të mir se kurrë ndonjëherë.
Add new comment