Babalja çon në burg Salianjin
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, duke refuzuar edhe kërkesën e Prokurorisë që dënimi të konvertohet në shërbim prove. Po kështu gjykata ka dënuar gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë për interesin publik, Fredi Alizoti dënohet me 2 vite burgim, kurse protagonisti i çështjes “Babale”Albert Veliu me 3.5 vjet burgim për akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kallëzim i rremë në bashkëpunim.
Ish-deputeti Salianji ka reaguar pas dënimit, ndërkohë që PD-ja ka kërcënuar gjyqtarin Artan Gjermeni për të cilin përmendi vettingun. Ky vendim është një goditje e fortë për karrierën politike të Salianjit dhe njëfarë ilustrimi apo alibie për ligjin kundër shpifjes, përderisa gazetari Olldashi është dënuar për kallëzim të rremë. Çështja “Babale” është konsideruar kështu nga gjykata si inskenim dhe për këtë është paguar edhe një faturë nga Partia Demoratike.
Add new comment