Një "gazetar" në zgjedhjet presidenciale të Polonisë
Një gazetar do të garojë për president në Poloni. Mediat e këtij vendi raportojnë se Szymon Hołownia, gazetar i njohur dhe me pronësinë e një televizioni privat ka bërë të ditur se synon drejtimin e shtetit përmes garimit në zgjedhjet që mbahen vitin që vjen. Ai zbuloi ambiciet politike në një takim të mbajtur në Gdansk ku ka deklaruar se sistemi politik i Polonisë me dy siç i quajti ai “fise luftarake” ka mbërritur në fundin e vet.
Holownia drejton edhe fondacione bamirësie përmes të cilave siç është shprehur ai ka mësuar se “e pamundura bëhet e mundur” ndaj edhe thirrja e tij nuk mund të mos mbështetet në populizmi tanimë patetik dhe i gjithëpërhapur:
Ju kërkoj përulësisht të të më lejoni të jem një guardian i komunitetit tonë nacional
Eksperimenti Zelenskiy që u pa në Ukrainë po zgjerohet drejt Polonisë, një vend me karakteristika të tjera, çka sinjalizon një krizë reale të politikës tradicionale.
Add new comment