Greqia shpall “Non Grata” ambasadorin libian

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendhias ka shpallur mëngjesin e sotëm person non grata ambasadorin libian në Athinë, duke i dhënë atij afat 72 orë për tu larguar nga vendi.
"Me keqardhje po ju njoftoj se sot në mëngjes ambasadori i Libisë u thirr në Ministrinë e Jashtme dhe u informua për dëbimin e tij.” deklaroi Dhendhias.
Dëbimi i ambasadorit erdhi pas refuzimit të tij për të dorëzuar në ministrinë e Jashtmë greke marrëveshjen për kufirin detar mes Libisë dhe Turqisë.Athina pretendon se se marrëveshja në fjalë shkel të drejtën ndërkombëtare . Ndërkohë kreu i parlamentit libian , i është përgjigjur ftesës së homologut të tij grek për të viziutuar Athinën.
Add new comment