Biseda me Alex Soros/Rama i dorëzuar: Nuk kam më fuqi të shpresoj tek e ardhmja e vendit tim
Redaksia e “Të Kripura” ka arritur të shohë një shkëmbim mesazhesh mes kryeministrit Edi Rama dhe djalit të miliarderit Xhorxh Soros, Alex. Pasi ky i fundit i shpreh keqardhjen dhe solidaritetin z. Rama i garanton mbështetjen për lehtësimin e pasojave të tërmetit, vijon përgjigja e z. Rama me fjalët: Lot…
I dashur Alex!
Kjo që ndodhi ka thyer diçka të madhe brenda meje, në raport me Shqipërinë dhe veten. Ka thyer besimin tim në fundin e fatit tragjik të saj të zvarritjes nga një fatkeqësi në tjetrën. E kisha menduar veten, jo pa besimin dhe entuziazmin e ëndrrave të mëdha, si një njeri që përkon me një kohë të re në këtë vend. Tërmeti më mësoi leksionin e hidhur se mbetem një faqe e njohur në historinë e vendit tim që vështron stafetën e qeverive që hipotekojnë viktima dhe zgjerojnë kënetën e varfërisë së vazhdueshme.
Nuk e di i dashur Alex çfarë të besoj më. Nuk kam më fuqi të shpresoj tek e ardhmja e vendit tim të cilit nuk kam çfarë t’i ofroj ndryshe, që s’di pse e refuzoi apo keqkuptoi ëndrrën time dhe fati i të cilit nuk më është miqësor me aspiratat e mia
shkruan Rama.
Shpjegimi i keqkuptimit shqiptar do të ishte një ndër arritjet më të mëdha
vijon kryeministri që ngjan i dorëzuar para tragjedisë së 26 nëntorit. Kjo mund të jetë një ndër arsyet pse z. Rama kërkoi bashkëqeverisje me opozitën.
Shaptilografisti
Add new comment