Manastirliu: Kemi garantuar financimin për koncesionet në shëndetësi

Postuar në 21 Nëntor, 2019 19:43

Teksa ministrja e Finncave deklaroi se financimi i projekteve publike do të jetë në varësi të konçesionit Milot-Balldren, ministrja Ogerta Manastirliu tha se vitin që vjen është garantuar financimi për kontratat e check-up, hemodialozës, sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë, si dhe PPP-së së laboratorëve që do të nisë zbatimin gjatë 2020-ës.

“Partneriteti për laboratorët në 18 spitalet e vendit  për vitin 2020 do të jetë në vlerën 1 miliardë e 200 milionë lekë. Do të fillojmë me spitalin universitar “Nënë Tereza dhe më pas deri në shtator të 2020 do të kemi shtrirjen progresive edhe në spitalet e vendit”-theksoi Manastirliu gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë.

Kujtojmë që për konçesionin e Check Up-it ka patur akuza të vazhdueshme nga opozita për rritje fiktimve të numrit qytetarëve që i janë nënshtruar kontrollit shëndetësor falas. Po ashtu, Manastirliu deklaroi se vitin që vjen do të vazhdojë programi për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore, duke garantuar financimin për 120 institucione të sistemit shëndetësor parësor.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ec mo, fjale te bukura e gure ne traste! Gjermania vend me gjithe ate kapital dhe te ardhura, dhe ka plasur qelbi sheshit neper spitale dhe qendra shendetsore, qysh se ka hyre privati neper sektore ndihmes te ndryshem! Ndersa ti si Shqiperi e varfer na i paske siguruar financimet ndihmese per koncesionet private ne shendetsi!!! Do ta shohim?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.