Kë do besonte më shumë një qytetar: Liderin e Ballkanit, apo "Të Sëmurin" e Ballkanit?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka pranuar në një konferencë për shtyp se ai është një njeri me probleme kronike shëndeti.
Jam një njeri i sëmurë në mënyrë kronike. Këto janë probleme të miat personale. Nuk jam një njeri me shëndetin më të mirë, por sat ë kem energji do luftoj. Nuk dua të hyj në hollësi…
ka thënë Vuçiç.
Informimi mbi sëmundjen e një politikani flet për humorin e shoqërisë në përgjithësi, pasi koha kur sëmundja e një drejtuesi konsiderohej çështje shtetërore është e tejkaluar. Në legjislacion flitet për pamundësi fizike apo shëndetin mendor dhe jo për ndonjë patologji tjetër. Ndaj sëmundja e një drejtuesi politik duhet trajtuar si element transparence dhe problem personal që nuk mund të mbyllet larg syve të publikut. Pra një shoqëri më e pjekur politikisht e pret me më pak problem sëmundjen e një politikani në drejtim dhe nuk e penalizon atë për simptomat njerëzore të tij.
Kalojmë në vendin e shqiponjave. Para disa kohësh u spekullua se z. Rama ishte sëmurë. Nuk u tha se çfarë sëmundje apo problemi shëndetësor kishte dhe Shqipërisë i mungojnë Vurkot e Çajupit që bëjnë nekrologji në paradhënie.
Reagimi i z. Rama:
Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër
Pra kryeministri ynë ishte mbyllur në studion e vet, në Fabrikën e Ideve për Shqipërinë dhe aty si një peshkop I vërtetë mendon e punon me mençuri për ne të gjithë. Pra ai nuk ka qenë sëmurë. E megjithatë partia e ftonte në aktivitete ku ky nuk shkonte, duke përshfaqur probleme serioze me Protokollin. Nuk është sekret që z. Rama ka patur probleme me shëndetin dhe kjo nuk është e jashtëzakonshme. Kurioze është përpjekja për t’i fshehur nga publiku, ndoshta me frikën se do mendohet që “kaq e pat ky”, apo kushedi se për çfarë arsyesh.
Edhe sikur ta shohësh si qasje PR është tërësisht e gabuar. Në fund të fundit çfarë strategjie është kjo që i përmbahet idesë se duhet folur dhe dukur mirë dhe se e vetmja mënyrë për të përballuar dështimet është të heshtësh, bësh sikur nuk kupton apo të shpikësh ndonjë problem tjetër? Një qytetar normal mes të dyve, patjetër do zgjidhte Vuçiçin, të paktën për zgjuarësinë që tregon para mediave kur shfaqet si njeri pa komplekse.
Add new comment