Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Berisha jep versionin e tij: Shkak, konflikti për Kepin e Rodonit

Postuar në 02 Nëntor, 2019 16:20

Dje në Shkozet u qëllua me armë një makinë ku ndodheshin tre persona. Po të lexosh mediat dhe të dëgjosh të ashtuquajturit gazetarë që dinë çdo gjë të krijohet ideja se atentati ka të bëjë me prokurorin Ndoja, apo me një person që ishte me të në makinë. Askush nuk sqaron diçka më shumë. Është nga ato ngjarje që i nënshtrohen ligjësisë së arkivimit. Për të lënë gjurmë mbi versionet e kësaj ngjarjeje ka shkruar sot edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që e lidh atentatin ndaj Ndojës me konfliktin për Kepin e Rodonit që është dhënë me koncesion për 35 vjet. Më poshtë sjellim pjesë nga akuza e Berishës që shfaqet si dëshmitar vullnetar:

Dje mafia qeveritare goditi me bresheri prokurorin Arjan Ndoja dhe bashkepuntorin e tij, famozin Rrumi, votembledhesin kryesor te parise se krimit dhe krahun e Avdyleve ne zonen e Sukthit.

Prokurori Ndoja, i cili nder te tjera akuzohet se menaxhon edhe parate e pista te ndrikull Ina Rames, ishte ne keto vite i mbrojturi dhe favoriti tejet e çmuar i Edvin Mafise dhe Gjushit te tij. Ai eshte denoncuar ne menyre te perseritur nga qytetari dixhital per afera kriminale mafioze. Ai kishte shpetuar pa asnje pasoje si per rrahjen shtazore te biznesmenit te Omniks nga banda e tij, ashtu dhe per rrahjen e avokatit Ilia (rrahesi ne kerkim i ketij te fundit shoqeronte narkoministrat e Edvin Mafise ne aktivitete publike).

Por siç ndodh rendome me klanet mafioze, qe per shkak te shkeljes se interesave i hane koken, pra i kthejne pushken njeri tjetrit, ndodhi edhe kesaj here.

Keshtu, klani i mafies shteterore te prokurorit Ndoja u perball me klanin mafioz direkt te padronit te tij, Edvin Mafise per Kepin e Rodonit.

Kjo afere mafioze zhveshu rrufeshem nga çdo cipe, petke apo pergjegjesi zyrtare kreun e Meduzes dhe ai u versul me terbim dhe kercellitje dhembesh si kurre ndonje here me pare ne narkoparlament kunder prokurorit Arjan Ndoja duke e paralajmeruar se do te kete dhe masa ekstreme, dhe si e tille vetkuptohet do te ishte eleminimi i tij fizik.

Kjo ishte nje deshmi se per Edvin Mafine ne shenjester te bandes se Kepit te Rodonit duhet me urgjence pa humbur kohe te ishte Arjan Ndoja per ti dhene ekstremen e vendosur nga krye kreu i Meduzes

Nga gjenerohet ky skenar? Zbardh ai ndonjë gjë, apo ngatërron? Nuk dihet, por një mënyrë për ta shpjeguar këtë është se Shqipëria si vend interesant që është siç na thotë Kryeministri, ka patjetër një qeveri dhe shtet interesant.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Edhe pa ndodhur kjo bresheri automatiku, te ben pershtypje bashkudhetimi i nje prokurori me njerez qe kane probleme me drejtesine! Nga ana tjeter nuk te ben me pershtypje kercenimi i kryeministrit per kete prokuror, nga fakti se ky kryeminister don te bej shtet, por nuk di si behet shteti, perderisa kercenon prokurorin! Dhe ne fund behet pyetja, kur ekzekutivi eshte i paafte ta fuse kete vend ne binaret e duhur, kur drejtesia eshte e korruptuar dhe mafia shin lem, kur populli sa vjen e po ngelet i paarsismuar, ndonese me diplloma, kur edhe te huajt tallin bythen me kete vend, dreqi e din pse, atehere ngelet vetem t'ia hypesh varkes e ti futesh detit ose oqeanit e te rremosh me lopata derisa te te lene fuqite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.