Snowden: SHBA s’kanë kontaktuar kurrë me UFO-t (Video)

Postuar në 24 Tetor, 2019 21:29

Për të gjithë ata që besojnë ekzistencën e UFO-ve apo teoritë mbi qëniet jashtëtokësore , Edward Snowden u sugjeron të jenë të rezervuar.  Si ish zyrtar i CIA-s dhe NSA, Snowden kishte qasje në disa prej sekreteve të ruajtura më mirë dhe nuk nguroi  kërkojë përgjigje në të dhënat e skedarëve  të Shërbimit Sekret Amerikan .

Siç rezultoi nga kërkimet e tij, qeveria amerikane nuk di asgjë për asnjë lloj jete jashtëtokësore. "Sa i takon kësaj historie mund të them se alienët kurrë nuk kanë komunikuar me Tokën, ose të paktën nuk kanë komunikuar me shërbimet sekrete amerikane"-shkruan Snowden në librin e tij të fundit Permanent Record.

Duke iu referuar përsëri teorive të komplotit, në një episod të "Joe Rogan Experience" të transmetuar të mërkurën, ai tha se nuk kishte prova të jetës jashtëtokësore. "E di, Xho, ju doni të ketë jashtëtokësorë, unë kisha qasje të plotë në rrjetet e NSA-së, CIA-s, ushtrisë dhe nuk munda të gjej asgjë"-theksoi Snowden. Ai zbuloi një program të madh përgjimi të drejtuar nga qeveria amerikane, të cilin e denoncoi publikisht. Nëse qeveria amerikane do të kishte të dhëna sekrete për UFO-t në Zonën 51, Snoëden me siguri do të ishte njeriu që do ta dinte këtë gjë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Vetem fakti i kesaj teorie konspirative, se alienet na paskan kontaktuar me Amerikanet, te ben te qeshesh me kete teori "te fshehte"! Eshte njelloj sikur nje njeri te bjere ne kontakt me nje grumbull buburrecash dhe ai ta dije kush nga buburrecat eshte shefi i buburrecave!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po ku e di ti o Anonymous, qe ai "njeriu" qe thua ti, perderisa hipotetikisht eshte kaq i zoti sa te vije nga fundi i dynjase (per te mos thene nonje llaf tjater ketu si psh nga PS) nuk qeka kaq i zoti sa te kuptoje edhe kush eshte kryebuburreci?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sepse eshte aq i zhvilluar sa te gjithe buburrecat, qofshin nga PS apo vete republikanet e Amerikes, i duken njelloj si buburreca!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

PS nuk eshte artia Socialist. PS ne kete rast eshte Pi_hi i Semes, dmth ai njeriu ka erdhur nga shume larg dhe i dallon buburrecat, or taj mik

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.