1 171 ente publike nuk paguajnë sigurimet. Borxhi 13.8 miliardë lekë, të përfshira ministri dhe Kuvendi i Shqipërisë
Revista ekonomike “Monitor” raportonte së fundmi se 1 171 ente publike, përfshirë institucione qendrore apo edhe ndërmarrje me pronësi publike nuk paguajnë kontributet mujore të punonjësve. Revista shkruan se të dhënat i ka vjelë zyrtarisht nga Drejtoria e Tatimeve përmes një kërkese për informacion dhe në to rezultojnë se Kuvendi i Shqipërisë, ministri, tatimet vetë, bashki të ndryshme, doganat, ujësjellësi apo edhe zyrat arsimore janë debitorë.
Borxhi në total shkon në 13.8 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar dhe bëhet fjalë për mijëra punonjës.
Detyrimet janë krijuar në katër vitet e fundit, pasi në vitin 2015, qeveria “Rama”, e cila sapo erdhi në pushtet i shleu të gjitha detyrimet e gjetura nëpërmjet një pakete të re borxhi mbi 500 milionë euro
shkruan revista në fjalë sipas së cilës
shqiptarët i kanë paguar me taksa të tjera abuzimet që administrata e shtetit dhe entet publike kanë bërë me fondet e sigurimeve. Këto fonde janë të planifikuara, por drejtuesit e enteve buxhetore devijojnë përdorimin e tyre në destinacione të tjera
Si thoshin dikur? Në shtet ka siguri. Jo më.
Add new comment