entet publike
1 171 ente publike nuk paguajnë sigurimet. Borxhi 13.8 miliardë lekë, të përfshira ministri dhe Kuvendi i Shqipërisë
Revista ekonomike “Monitor” raportonte së fundmi se 1 171 ente publike, përfshirë institucione qendrore apo edhe ndërmarrje me pronësi publike nuk paguajnë kontributet mujore të punonjësve. Revista shkruan se të dhënat i ka vjelë zyrtarisht nga Drejtoria e Tatimeve përmes një kërkese për informacion dhe në to rezultojnë se Kuvendi i Shqipërisë, ministri, tatimet vetë, bashki të ndryshme, doganat, ujësjellësi apo edhe zyrat arsimore janë debitorë.
Borxhi në total shkon në 13.8 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar dhe bëhet fjalë për mijëra punonjës.