Tërmeti, Kryeministri kërkon sigurimin e detyrueshëm të banesave nga fatkeqësitë natyrore
Tërmetet e djeshme në Tiranë dhe Durrës kanë rihapur diskutimin për sigurimin e banesave. Kjo çështje u diskutua njëherë gjatë përmbytjeve të vitit 2010, por u ka në harresë.
Kësaj radhe është kryeministri Edi Rama që ka kërkuar që problemi i sigurimit të objekteve të jetë kushtëzues për kompanitë duke e përqendruar pergjegjësinë të kompanitë e sigurimeve.
Por është e domosdoshme që të ketë një tjetër hap si e gjithë bota, për sigurimin nga fatkeqësitë natyrore. Kompanitë e ndërtimit ka ardhur koha ta përmbyllin këtë proces shekullor për kolaudimin në bashki. Kolaudimi i çdo godine sidomos duhet të jetë i lidhur me sigurimin, duhet të jetë kompania e sigurimit që mban përgjegjësinë për shkeljet në ndërtim, ajo është roja, që do i rrijë atje te dera në kantier për të mos bërë dalje që mund të kërcënojnë strukturën. Pa i rënduar njerëzit, por të jenë kompanitë e sigurimit që të jenë përgjegjëse për gjithcka
u shpreh Rama gjatë një takimi me përfaqësues të institucioneve.
Në thelb kjo është një menu e shtuar pët kompanitë e sigurimeve që edhe për automjetet janë në borxhe të mëdha.
Comments
Kompanite? Talleni?
Po si mund te jete pergjegjesia te kompanite e sigurimit? S’eshte se atyre iu kerkua sigurimi dhe nuk e dhane sepse s’kishin modelin e riskut gati. Ato do bejne pare me kete gje, sepse risku i nje termeti qe te rrafshoje Tiranen eshte pothuajse zero, le te themi indiferent. Do pare ca ka fol dje Rama me Avni Ponarin per kete pune dhe kane mendu hajde u bejme golin e rradhes ketij populli trim.
agronmema16@gmail.com
Po taksat per banesat qe kemi paguar deri tani ku shkojne
Ne Gjermani sigurimi i
Ne Gjermani sigurimi i baneses nga fatkeqesite natyrore, (kuptohet, deri ne nje fare mase te shperblimit), eshte i etyruar vetem per ata qe kane shtepi private. Ndersa qiraxhinjte e banesave neper pallate nuk e kane kete me detyrim. Nese nje termet rrafshon sa e sa pallate, firmat e siguracioneve falimentojne brenda dites!
Add new comment