Rindërtimi i Denisovanit
Kërkues të Universitetit Hebraik në Jeruzalem kanë rindërtuar pamjen e mundshme të Denisovanëve, një grup homininë që kanë jetuar krahas Neandertalëve dhe Homo Sapiensëve rreth 100 mijë vjet më parë. Sipas modelit të krijuar duket se ky grup i zhdukur në disa drejtime ngjan me njeriun modern, kurse në disa të tjera me Neandertalin dhe në tërësi, Denisovani dallon nga njeriu modern në 56 tipare prej të cilave 34 gjenden në kafkë.
Denisovani kishte ndoshta një kafkë më të madhe se njeriu modern, apo Nenadertali dhe ndoshta një hark dentar më të zgjatur. Këto hipoteza janë ngritur bazuar në analizat e kryera mbi ADN-në dhe të dhënat anatomike.
Add new comment