universiteti hebraik
Kërkuesit izraelitë: Fenofibrate, barna kundër kolesterolit, neutralizon për pesë ditë CoVid-19
Një tjetër medikament ekzistues raportohet se jep efekte shumë pozitive në luftën ndaj CoVid-19. Kërkues të universitetit hebraik në Jeruzalem dhe Qendrës Mjekësore Mali i Sinait në Izrael deklarojnë se një barnë që përdoret kundër niveleve të lartra të kolesterolit, quajtur – Fenofibrate(Tricor) – mund ta neutralizojë virusin në mushkëri. Sipas kërkuesve hebrenj koronavirusi ka nevojë për një akumulim yndyrnash në mushkëri në mënyrë që të riprodhohet, ndaj edhe medikamenti në fjalë e eliminon shkakun e shumimit të tij dhe për pasojë komplikimeve që jep.
Rindërtimi i Denisovanit
Kërkues të Universitetit Hebraik në Jeruzalem kanë rindërtuar pamjen e mundshme të Denisovanëve, një grup homininë që kanë jetuar krahas Neandertalëve dhe Homo Sapiensëve rreth 100 mijë vjet më parë. Sipas modelit të krijuar duket se ky grup i zhdukur në disa drejtime ngjan me njeriun modern, kurse në disa të tjera me Neandertalin dhe në tërësi, Denisovani dallon nga njeriu modern në 56 tipare prej të cilave 34 gjenden në kafkë.