Zyrtare/Dorëzohet në Kuvend kërkesa për shkarkimin e Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca
Falja publike që deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar për fyerjen ndaj personave me sindromën daun ka vënë në lëvizje kërkesën për shkarkimin e Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca.
Kërkesa drejtuar Parlamentit është bërë nga Shoqata e Thuthuqëve Autoktonë, që pretendojnë se ky institucion nuk reagoi ndaj kryeministrit Edi Rama për talljen dhe fyerjen që ky i fundit i bëri deputetit Edi Paloka për cenin fizik në të folur. Pra për thuthuqërinë e tij.
Është një qëndrim i pafalshëm dhe me dy standarde i Avokatit të Popullit që neglizhon detyrat e veta. Është e vërtetë se thuthuqët si kategori nuk përjetojnë stigmatizimin e personave me sindromën daun, as edhe përjashtimin e tyre të padrejtë, por paragjykimi dhe cinizmi kanë krijuar stigma të dëmshme në shoqëri. Aq sa shpesh mendohet se ka ca punë që mund të bëhen nga thuthuqët e ca të tjera jo. Ky është një diferencim që e vendos qytetarin thuthuq në pozita të diskriminimit pasiv
thuhet ndër të tjera në kërkesën dorëzuar në Kuvend.
Avokati i Popullit kërkoi së fundmi që deputeti Murrizi të ndëshkohet për fyerjen që bëri në komunikimin në Facebook ndaj njerëzve me sindromën daun.
Add new comment