SPAK-u në horizont/PS-ja hap zyrtarisht kursin e Yçit. Njoftohet edhe Ambasada Amerikane
Afrimi i muajit shtator dhe aktivizimi i SPAK-ut, pritet të sjellë prangosjet e para në nivel të lartë politik. Në këtë kuadër, Partia Socialiste po bën përgatitjet e veta duke marrë parasysh se disa prej njerëzve të saj do të futen në qyp.
Në një letër që sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, i dërgon kryesisë së partisë, rekomandohen kurse intensive psikologjike për njerëz që mund të bien në rrjetën e SPAK-ut. Në kuadër të këtyre kurseve është përfshirë një seri aktivitetesh dhe mësimesh mes të cilave edhe loja e yçit, e cila mund të luhet lirshëm në burg.
Në shkresën përcjellëse Balla shkruan se aftësimi i shokëve të partisë në lojëra si Yçi, është i dobishëm sepse mundëson afrimin me kontigjente të ndryshme njerëzish që mund të hasen gjatë qëndrimit në burg. Burimet bëjnë të ditur se për Tiranën, Yçin e ka marrë përsipër ta instruktojë Blerina Gjylameti, ndërkohë që në rang vendi pedagogu kryesor do të jetë Gramoz Ruçi i asistuar në mënyrë vullnetare nga Namik Dokle. Ndonëse nuk konfirmohet zyrtarisht, kandidati i parë që është shprehur i gatshëm të mësojë Yç është Damian Gjiknuri, që duhet thënë se nuk luan as spathi.
PS: Një fakt i çuditshëm është edhe vënia në dijeni e letrës për ambasadën amerikane në Tiranë.
Add new comment