Ana tjetër e turizmit shqiptar (Video)
Episodi i një përplasjeje mes një pronari të një restoranti dhe një grupi turistësh spanjollë është bërë publike, duke treguar një tjetër anë të turizmit shqiptar. Pamjet janë aspak të këndshme pasi në video duket pronari i lokalit që kacaviret në xhamin e parë të furgonit duke e goditur atë. Furgoni ka ecur për rreth 3 km në këtë situatë, ku pasojat mund të ishin fatale. Një pamje aspak e denjë për në pikun e sezonit turistik që me siguri do bëjë xhiron e mediave të huaja.
Policia e Sarandës njoftoi se në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e dy ditëve më parë në një lokal të Porto Palermos kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51-vjeçarit pasi ditën enjte, në lokalin e tij ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë për motive të dobëta.
Comments
Ou?
Po mire ky 51 vjeçari ka emer e mbiemer apo identifikohet vetem me moshe? Pak me serioze ju lutem, kemi respekt per portalin.
Ky zoteria, qe nga koha e
Ky zoteria, qe nga koha e Nanos e deri me tani, eshte elementi kryesor i dhunimit te te gjitha zgjedhjeve ne zonen e Himares. Ka pasur rasete qe ky ndalonte me force furgonat qe transportonin kutite e votimit dhe i mbushte ato me vota per PS! E ka bere kete gje qe nga koha e Nanos e deri me sot. Eshte pjese e mafjes se votave te Koços qe Edi edhe kur hodhi poshte Koçon, keta tipa i mbajti e i mban akoma!
Djalka i xhaxhait te Koco
Djalka i xhaxhait te Koco Kokedhembjes, me sakte. Palikari i Kokodhimeve
Add new comment