I dhanë vetë lejet, sot organizojnë peticion kundër vendimit të gjykatave. Pse nuk konsiderohet peticioni për Teatrin?
Ministri Blendi Klosi ka qenë sot në Berat, prej nga ku ka denoncuar një vendim të Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila ka rrëzuar një Vendim të Këshillit të Ministrave që zgjeron sipërfaqen e parkut të malit të Tomorrit. Vendimi është kundërshtuar nga dida shoqata dhe gjykata e ka pranuar. Në vendim ajo sanksionon se palët e interesuara kanë të drejtën e rekursit në Gjykatë të Lartë.
Po çfarë ka bërë ministri Klosi? Ka shkrua në Berat dhe në takim me ca militant socialistë ka mallkuar dhe kërcënuar gjykatësit duke paralajmëruar se ata, pra gjyqtarët të cilëve u ka lexuar emrat, do të përballen me një peticion të qytetarëve të thjeshtë të Beratit. Zoti Klosi pra ka zgjedhur, patjetër me urdhër të kryeministrit, të hyjë në betejë kundër gjykatës me peticione. Janë po ato peticione që qeveria e tij nuk I përfill si në rastin e Teatrit Kombëtar, të cilat vijnë realisht nga qytetarë.
Pozita prej karagjozi e këtij ministri që ka ditur vetëm të marrë një vendim për makinat e vjetra, është për t’u mëshiruar. Një vendim gjykate nuk rrëzohet me peticione, edhe nëse gjyqtarëve u përmendet vettingu. Pasi çështja në gjykatë shqyrtohet në terma strikt juridikë dhe sipas kërkesës dhe argumenteve të palëve, jo në tërësinë e vet sociale. E megjithatë përpara se të kërcënojë, ky ministër që nuk e ka realisht këtë pushtet që po do të shpallë, do të duhet të angazhohet seriozisht për në Gjykatën e Lartë.
Por ndoshta ka edhe më. Në një postim të vetin në Facebook, Jamarbër Malltezi shkruan se lejet e kompaninve që kanë atakuar VKM-në janë dhënë nga qeveria Rama, e cila mendon se mund të bëjë ç’të dojë në këtë vend.
Ajo që e shoh si skandaloze dhe tallje të rëndë me qytetarët është shfaqja e turpshme e Blendi Klosit. Siç shikojet edhe në dokumentat e paraqitur para gjykatës, shoqëritë e kanë hedhur në gjyq qeverinë dhe e kanë fituar gjyqin me të, pasi VKM eshte miratuar pa ndjekur asnje procedure dhe subjektet janë të licensuar nga vete qeveria Rama për shfrytëzim të guroreve në zonën e zgjeruar me VKM-në e vjetshme.
Keto licensa jane rinovuar herë pas here. Njëra prej tyre, që del në dokumentat e gjykatës është e vitit 2016, kështu që Blendi Klosi mund të pyesë Damian Termetin dhe Lefter Kokën për më shumë detaje.
Nese qeveria donte te zgjeronte vijen e parkut kombetar te tomorrit, do te duhej qe
a) te anulloje lejet dhe livensat qe ka leshuar Rama-gjiknuri-balluku-koka per guroret.
b) te hape proces konsultimi publik sipas ligjit
c) ndryshimin e perdorimit te tokes ta kaloje ne KKT sic e kerkon ligji
(Per me teper nese Klosit i qan zemra per zonat e mbrojtura mjafton te mos i jape gjithe buxhetin prej 800,000 eurosh te agjensise se zonave te mbrojtura pikerisht drejtorit Dedej shok te edi rames qe ka formuar dy shoqata per te perlare gjithe buxhetin. Ose te heqe guroret nga fondi pyjor mu buze detit ne Palase fjala bie)
Prandaj, shfaqja e sotme është poshtëruese për shqiptarët, që, për fatin e keq, drejtohen nga një qeveri që i vjedh natën e i qan ditën
shkruan Malltezi.
Të bëjmë peticion për Klosin? Sigurisht që jo. Duhet ta ruajmë sensing e humorit për ditë të tjera.
Add new comment