jamarber malltezi

Lirohet nga burgu Jamarbër Malltezi

Postuar në 21 Nëntor, 2023 11:38

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lirimin e Jamarbër Malltezit, duke zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest në shtëpi.

Vendimi përcakton që Malltezi të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë me të.

Ndërkohë, e njëjta trupë gjykuese, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Malltezi u arrestua më 21 tetor në kuadër të hetimeve që SPAK ka kryer për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Privatizimi i klubit sportiv “Partizani”, akuzat që rëndojnë mbi Berishën dhe Malltezin

Postuar në 22 Tetor, 2023 12:07

Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin, Jamarbër Malltezi. Një ditë pasi policia ekzekutoi urdhrin e SPAK për arrestimin e Malltezit dhe njohu ish-kryeministrin me masën për detyrim paraqitjeje, organi i akuzës ka publikuar veprat për të cilat akuzohen tre të dyshuarit.

Objekti i hetimit është privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”. 

Inceneratorët, dosja e parë e PD-së për SPAK-un. Koncesionet në Arbitrazh

Postuar në 22 Dhjetor, 2019 15:25

Vetëm pak ditë nga ngritja e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, Partia Demokratike ka gati dosjet e koncensionarëve, për t’ia dërguar kësaj njësie hetimore. Jamarbër Malltezi, përgjegjës i Departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Mjedisit pranë selisë blu për “TemA TV” tregon me emra, koncensionarët që sipas tij janë favorizuar nga qeveria Rama dhe që duhet të ndiqen penalisht.

I dhanë vetë lejet, sot organizojnë peticion kundër vendimit të gjykatave. Pse nuk konsiderohet peticioni për Teatrin?

Postuar në 03 Gusht, 2019 15:42

Ministri Blendi Klosi ka qenë sot në Berat, prej nga ku ka denoncuar një vendim të Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila ka rrëzuar një Vendim të Këshillit të Ministrave që zgjeron sipërfaqen e parkut të malit të Tomorrit. Vendimi është kundërshtuar nga dida shoqata dhe gjykata e ka pranuar. Në vendim ajo sanksionon se palët e interesuara kanë të drejtën e rekursit në Gjykatë të Lartë.

"Në PD kanë frikë të flasin"

Postuar në 07 Korrik, 2017 10:32

Jamarbër Malltezi, zyrtar në Partinë Demokratike dhe dhëndër i ish-kryetarit të saj, Sali Berisha, ka publikuar në profilin e vet në Facebook përmes të cilit denoncon situatën kufizuese në PD.

Pas 27 vitesh qe protestuam per liri dhe te drejta njerezore, nuk mendoja qe do perballesha me njerez qe kane frike te diskutojne lirshem (dhe brenda forumeve) per ate qe u be mire dhe ato qe ishin krejt gabim.

Subscribe to RSS - jamarber malltezi